Përdorin karrige dhe shishe të plastikës, që të duken sikur janë duke udhëtuar me aeroplan dhe po shikojnë nga dritaret (Video)

E publikuar: 14/02/2019 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sfidë që është bërë virale në Kinë, shfaq persona të ndryshëm që shtiren kinse po udhëtojnë me aeroplan dhe po shikojnë nga dritaret.

Në fakt bëhet fjalë për mashtrim, pasi ata përdorin pamjet të ndryshme që i vendosin në telefona mobil, e për kornizën që ngjan me dritaret e aeroplanit përdorin karrige të vogla të plastikës, që në shikim të parë krijon përshtypjen se personi është vërtetë brenda aeroplanit, transmeton Telegrafi.

Madje disa tjetër përdorin edhe shishe të plastikës apo ulëse të plastikës së guaskës së tualetit, e në sfond pamje të filmuara nga aeroplani. Megjithatë sekreti qëndron te këndi se si filmohet ky moment.

Në Kinë në masë të madhe të rinjtë kanë filluar të filmojnë video të tilla që janë duke u bërë virale, dhe po zgjojnë interesim të madh në mbarë botën. /Telegrafi/