Përdorimi i teknologjisë në parashikimin e përmbytjeve

10.05.2019 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Përdorimi i teknologjisë në parashikimin e përmbytjeve

Lumenjtë janë burim i ujitjes, ujit të pijshëm, turizmit … dhe përmbytjeve. Shiu, stuhitë dhe shkrirja e borës shkaktojnë daljen e lumenjve nga shtrati i tyre, duke shkaktuar përmbytje, shkatërrim shtëpish dhe viktima. Shkencëtarët thonë se kërcënimi nga përmbytjet do të rritet me ndryshimet klimatike. Këtu në Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët po përgatiten për këtë të ardhme me teknologji të ndryshme, duke përfshirë dronët, superkompjuterët dhe pajisje nënujore, për të menaxhuar përmbytjet dhe për të provuar parandalimin e tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Faiza Elmasry sjell hollësitë.

Kur ujërat e përmbytjeve rrjedhin mbi bregun e lumit dhe nëpër tokë, është shumë e vështirë të kontrollohet.

Por, Shërbimi Kombëtar i Motit monitoron nivelet e lumenjve, duke mbledhur të dhëna, pasi uji kalon nëpër 8,200 monitorë përgjatë 8 milionë kilometrave të lumenjve dhe rrugëve ujore të vendit.

Meteorologët në Qendrën Kombëtare të Ujit përdorin këtë informacion për të parashikuar rrezikun nga vërshimet.

“Këtë vit ne parashikojmë një kërcënim në rritje për përmbytjet e mëdha, të moderuara dhe të vogla, në dy të tretat e vendit. Mbi 200 milionë njerëz janë nën një rrezik të lartë kërcënimi”, thotë Ed Clark nga Qendra Kombëtare e Ujit në Taskalusa të Alabamës.

Deri kohët e fundit, shumica e teknologjive për trajtimin e të gjitha këtyre të dhënave nuk ekzistonte.

Më ndihmën e superkompjuterëve në Virxhinia dhe Florida, rreth tre vjet më parë u themelua dhe u lidh me internetin Modeli Kombëtar i Ujit. Ky sistem simulon dhe parashikon se si kalon uji nëpër lumenjtë dhe përrenjtë e vendit.

“Modelet tona simulojnë saktësisht se çfarë ndodh kur shiu bie në Tokë dhe nëse ai shkakton vërshime apo thithet nga toka. Kështu që tani ne mund të masim, monitorojmë dhe dimë nivelin e borës ose lagështinë e tokës nën shtresat e borës. Dhe ajo që ne aplikojmë janë kushtet e motit të ardhshëm”, thotë Ed Clark nga Qendra Kombëtare e Ujit në Taskalusa të Alabamës.

Duke përdorur një model tjetër parashikimi, të zhvilluar në Universitetin e Misisipit, menaxherët e emergjencave dhe zyrtarët e sigurisë së digave mund të shohin simulimet e pasojave të shkaktuara nga përmbytjet që mund të ndikojnë digat.

Ndërkohë që teknologjia e re mund të mos jetë në gjendje të parandalojë përmbytjet, duke parashikuar vendndodhjen dhe shtrirjen e përmbytjeve, ajo mund të ndihmojë komunitetet pranë lumenjve të përgatiten më mirë për më të keqen. /VOA

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Përdorimi i teknologjisë në parashikimin e përmbytjeve

Përdorimi i teknologjisë në parashikimin e përmbytjeve

Vendet e G7 do të simulojnë një sulm kibernetik

Vendet e G7 do të simulojnë një sulm kibernetik

Përdoruesi i Airbnb tmerrohet pasi gjen një kamër në routerin e një apartamenti

Përdoruesi i Airbnb tmerrohet pasi gjen një kamër në routerin e një apartamenti

Fitbit lançon një rrip fitnesi për fëmijët

Fitbit lançon një rrip fitnesi për fëmijët

Me versionin e fundit të Windows 10-ës Microsoft një hap më pranë eliminimit të fjalëkalimeve

Me versionin e fundit të Windows 10-ës Microsoft një hap më pranë eliminimit të fjalëkalimeve

Busulla.com: Intervistë me Shërbimin Publik të Vitit në Kosovë në edicionin e 7-të të ICT Awards

Busulla.com: Intervistë me Shërbimin Publik të Vitit në Kosovë në edicionin e 7-të të ICT Awards

Fiona Meqa: Intervistë me Yllin në Ngritje të edicionit të 7-të të ICT Awards

Fiona Meqa: Intervistë me Yllin në Ngritje të edicionit të 7-të të ICT Awards

Facebook zbut qëndrimin nga blockchain dhe kriptomonedhave

Facebook zbut qëndrimin nga blockchain dhe kriptomonedhave

ICTSlab pjesë e Institutit Python, një qendër laboratorike e certifikuar për trajnimet në gjuhën e programimit Python

ICTSlab pjesë e Institutit Python, një qendër laboratorike e certifikuar për trajnimet në gjuhën e programimit Python

Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”

Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”

“Qëndron po fitove Champions?” Pochettino “shtang” tifozët e Tottenhamit

“Qëndron po fitove Champions?” Pochettino “shtang” tifozët e Tottenhamit

Sensori i ri i Samsung i hap rrugë kamerave 64-megapiksel tek smartfonët

Sensori i ri i Samsung i hap rrugë kamerave 64-megapiksel tek smartfonët

Çfarë tha Mozzik në Aerportin e Baselit? Gazeta zvicerane jep detaje të reja për largimin e Loredanës

Çfarë tha Mozzik në Aerportin e Baselit? Gazeta zvicerane jep detaje të reja për largimin e Loredanës

Në krye të Telekom Albania vihet një bullgar

Në krye të Telekom Albania vihet një bullgar

Vlera e bitcoin në pikën më të lartë që prej 8 muajsh

Vlera e bitcoin në pikën më të lartë që prej 8 muajsh

Samsung zbulon nesër datën e ri-debutimit të Galaxy Fold

Samsung zbulon nesër datën e ri-debutimit të Galaxy Fold