Përdori tharësen e flokëve, për pak sa nuk u djeg “për së gjalli” – nxirrte flakë sikur “dragonjtë” (Video)

E publikuar: 02/02/2018 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Erika Augthun Shoolbred kishte blerë përmes internetit në ueb-faqen Amazon një tharëse flokësh, dhe pasi vendosi ta përdor për herë të parë – për pak nuk i vuri vetes flakën.

Kjo grua nga SHBA-të kishte porositur tharësen e markës “OraCorp” dhe pasi e ndezi për herë të parë, nga kjo tharëse filloi të del zjarr, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i zjarrit që dilte nga tharësja, ajo pësoi djegie në duar, kurse era e djegies mbeti për disa orë në tualet.

Erika është ankuar tek Amazon, por deri më tani nuk ka marrë kurrfarë përgjigje. /Telegrafi/