Përdoren edhe nga policia, këto janë aftësitë e një qeni Belgian Malinois (Video)

E publikuar: 07/03/2018 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e publikuar në media të huaja, tregon momente ndërsa shfaqet talenti i një qeni të racës Belgian Malinois.

Kjo racë e qenve njihet për reflekse dhe aftësi të jashtëzakonshme, ata janë shumë të lëvizshëm.

Ata janë tepër kompakt dhe të shpejtë me një ndjenjë nuhatje 40 herë më të madhe se ajo e një njeriu, njofton Klan Kosova.

Madje kjo bën që Belgian Malinois, të përdoren edhe në departamente të ndryshme të Policisë.

Belgian Malinois për herë të parë arriti në SHBA rreth vitit 1911 nga dhe fitoi popullaritet.

Disa prej tyre u përdorën si qen ushtarak gjatë Luftës së Parë Botërore.

Entuziazmi për këtë racë qensh u rrit edhe më shumë në fund fillim të viteve 1960-të.