Përditësohet Facebook Messenger, mund të dërgoni me mesazh një hartë të vendndodhjes suaj

E publikuar: 06/06/2015 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook ka shtuar një veçori që ju lejon të dërgoni me mesazh vendndodhjen tuaj, duke përdorur aplikacionin Messenger. “Tani ju do të keni mundësi të dërgoni një hartë të vendndodhjes suaj ose të një vendi tjetër si një mesazh i veçantë,” tha kompania.

Për të përdorur këtë veçori, thjesht shtypni ikonën More ose shenjën e vendndodhjes që gjendet në pjesën e fundit të dritares së aplikacionit, dhe mund të shpërndani vendndodhjen tuaj ose një vend tjetër me atë që po komunikoni.

Kompania bën të ditur se kjo veçori për të shpërndarë vendndodhjen është tërësisht fakultative, dhe garanton se nuk do të ndryshojë asgjë me mënyrën se si i merr informacionet mbi vendndodhjen./KROKODILI/