Përditësimi i Tetorit 2018 në Windows 10: Gjithçka që duhet të dini

E publikuar: 21/10/2018 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Versioni i ardhshëm i Windows 10-ës ka mbërritur dhe është i gatshëm për tu shkarkuar falas.


Ai vjen me disa veçori të reja si: emoji të ri, tastierë më inteligjente dhe sinkronizim më i mirë mes telefonit dhe kompjuterit tuaj.

Çfarë është ky përditësim?


Përditësimi i Tetorit 2018 është përditësimi i dytë dhe final i Windows 10-ës për këtë vit.

Ai është i fokusuar kryesisht në siguri dhe privatësi por edhe disa veçori të reja.

Si mund ta shkarkoj?

Ekzistojnë dy mënyra: ose mund të prisni derisa të shkarkohet automatikisht ose ta nëni manualisht.

Për këtë të dytën mund të gjeni më shumë detaje në këtë lidhje: http://pcworld.al/ja-sesi-te-perditesoni-windows-10-en-manualisht-ne-perditesimin-e-tetorit-2018/

A mund ta parandaloj përditësimin?

Ju mund ta shtyni për një periudhë të caktuar por jo ta ndaloni përgjithnjë. Microsoft ofron mbështetje për versionet e vjetra të Windows vetëm dy vite dhe mënyra e vetme për të përfituar mbështetjen e kompanisë është duke përditësuar sistemin operativ.

Këto përditësime janë të domosdoshme për sigurinë.

Telefoni Android ose iPhone në kompjuterin tuaj

Një prej risive të Përditësimit të Tetorit 2018 është padyshim integrimi që Microsoft ka sjellur mes pajisjeve Android ose iOS me Windows 10.

Me aplikacionin e ri Your Phone, përdoruesit do të përfitojnë akses në fotot dhe mesazhet me tekst në telefonët e tyre. Ata do të mund të shkarkojnë fotot dhe të dërgojnë mesazhe.

Momentalisht përdoruesit e iPhone mund të dërgojnë vetëm uebfaqe në Windows 10.

SwiftKey dhe tastiera e Windows 10-ës

Në 2016-ën Microsoft bleu SwiftKey për 250 milion dollarë. Sot kompania vendosi ta integrojë së bashku me funksionet e mrekullueshme në Windows 10.

Duke përdorur inteligjencën artificiale, funksionet e korrigjimit automatik të gabimeve apo të parashikimit të fjalëve pararendëse janë përmirësuar ndjeshëm në gjuhët Angleze, Franceze, Gjermane, Italiane, Spanjolle, Portugeze dhe Ruse.

Kopjimi përmes cloud

Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të kopjon tekstin nga një kompjuter tek tjetri? Duke përdoru funksionin e ri “Cloud Clipboard” përdoruesit mund ta bëjnë këtë gjë tashmë

Duke përdorur butonët Windows+V mund ta provoni këtë eksperiencë të re.

157 emoji të reja

Përditësimi i Tetorit 2018 sjell mbështetje për Unicode 11 dhe 157 emoji të reja me superheronj, flamurë piratë, rripa koke të kuq dhe karaktere të reja kafshësh.

Kërkim më i mirë

Microsoft ka përmirësuar ndjeshëm mënyrën sesi kërkimi funksionon në Windows. Tashmë përdoruesit mund të shohin paraprakisht skedarë, dokumente, e-mail-e, kontakte e shumë të tjera pa i hapur.

Madje është edhe një opsion i ri “Pick where you left” për tu rikthyer tek kërkimi i mëparshëm.

Modele 3D në Word dhe PowerPoint

Nëse përdorni Word dhe PowerPoint, tashmë mund të shtoni animacione 3D, Smart Art me inteligjencën artificiale dhe kompozime nëse keni një laps Stylus.

Bllokimi i videove që luhen automatikisht në Edge

Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur Microsoft Edge debutoi për herë të parë. Mbase një prej funksioneve më të spikatura është fakti që mund të bllokoni videot acaruese që luhen automatikisht.

Shfletuesi gjithashtu menaxhon më mirë dokumentet PDF dhe mbështet API-në e re Web Authentication për identifikimet biometrike.

Shuhet aplikacioni Snipping Tool

Aplikacioni i kapjes së “screenshot” i quajtur Snipping Tool do të zëvendësohet nga Snip & Sketch.

Këtë aplikacion mund ta shkarkoni nga dyqani Microsoft Store.

Përditësime më të shpejta

Përditësimet e Windows gjithnjë kanë qenë një makth. Por kjo eksperiencë ka filluar të ndryshojë në vitet e fundit ose të paktën që nga debutimi i Windows 10-ës.

Konkretisht Përditësimi i Tetorit 2018 është 31% më i shpejtë për tu instaluar dhe 40% më i vogël në madhësi.

Privatësi e shtuar

Përdoruesit e Windows 10-ës do të kenë më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre.

Çdo llogari përdoruesi mund të ketë opsione të ndryshme privatësie. /PCWorld Albanian