Përditësimet e Spectre dhe Meltdown nga Intel shkaktojnë ngadalësime dhe fikje të papritura

E publikuar: 20/01/2018 03:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Intel bëri të ditur se pajisjet kompjuterike po rindizeshin përtej të zakonshmes pasi kishte dërguar përditësime për Spectre dhe Meltdown.

Kompania e pranoi problemin dhe tha se po bën progres drejt identifikimit të shkaqeve.

Gjithashtu dha informacion për mënyrën sesi përditësimet mund të ndikojnë në performancën e qendrave të të dhënave.

Intel tha se në bazë të testimeve që kishte realizuar kishte vënë re rënie të performancës nga 2% deri në 25%.

Me një njoftim të dytë kompania tha se kishte zbuluar shkakun e problemeve në Ivy Bridge, Sandy Bridge dhe Skylake.

Meltdown dhe Spectre u zbuluan për herë të parë në fillim të Janarit. Hulumtuesit zbuluan boshllëqe sigurie në njësitë qendrore(CPU).

Ekspertët thanë se riparimi i tyre kishte një kosto të lartë në performancë. Analizat paraprake të kryera nga Intel tregojnë një rënie me vetëm 2 deri në 4%.

Megjithatë një humbje performance me 4% do të thotë shumë për qendrat e të dhënave.

Rënia më e madhe pritet të jetë në kompjuerat që përdoren për ruajtjen e sasive të mëdha të informacionit. Ato mund të ndjejnë deri në 25% më pak performancë. /PCWorld Albanian