‘Përdhunuesit në burg’ kërkohen masa ndaj policit e mësimdhënësit që dhunuan të miturën në Drenas

E publikuar: 07/02/2019 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më thirrjet “Përdhunuesit në burg” iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut të Kosovës po protestojnë para Policisë së Kosovës në lidhje me rastin e një të miture e cila është dhunuar nga një pjesëtar i policisë së Kosovës dhe një mësimdhënës, raporton “Zëri.info”.

Protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës,derisa thanë se përdhunuesit nuk do të kenë se ku të fshehën.

“Në shoqërinë tonë gratë rrihen, dhunohen në shtëpitë e tyre e në rrugë. Dhuna ndaj grave është sistematike dhe thirrjet e grave nuk dëgjohen. Kjo shoqëri e këto institucione heshtin. A duhet me ul kryt e me pranu me jetu kështu? A nuk po tronditemi çdo ditë e mu qu e me luftu të vërtetën. Ne duhet të bashkohemi të gjithë kundër të vërtetës. I gjithë shteti është kundër juve. Sot po ju themi të gjithëve që dhunuesve ju ka ardh fundi. As prapa manteleve të bardh as prapa policisë e as mbrapa ditarëve s’keni ku të fshiheni më”, tha njëra nga pjesëmarrëset në protestë nga iniciativa e të rinjve, Adelina Tërshani/ZËRI