Përdhunohet 19-vjeçarja, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

E publikuar: 03/06/2017 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy të rinj mësohet janë arrestuar dje në zonën e ish-bllokun në Tiranë pasi një prej tyre akuzohet për përdhunimin e një vajze 19 vjeçe.

Dy 20-vjeçarët me inciale A.K., banues në Pogradec dhe R.C., banues në Tiranë, janë vënë në pranga.

Siç bën me dije policia, ata akuzohen se kanë përndjekur vajzën me iniciale G.B..

Ndërsa prej të rinjve, pikërisht A.K. ka kryer marrëdhënie seksuale me 19-vjeçaren kundër dëshirës së saj.