Përcjellësit të dhëndrit i bie të fikët gjatë ceremonisë martesore – thyen dhëmbët (Video)

E publikuar: 18/03/2019 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ceremoni martese emocionale u ndërpre në gjysmë papritur, kur përcjellësi i dhëndrit i ra të fikët, në mes të këngës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mysafirët e një dasme në Snohomish, Uashington u habitën kur panë djaloshin duke u rrëzuar në tokë, ndërsa vajza e nderit këndonte për nusen dhe dhëndrin.

Mysafirët e tronditur nxitojnë për ti dhënë ndihmë atij, para se të shoqërohet larg skenës minuta më vonë duke mbajtur një pecetë në fytyrën e tij.

Ai thuhet se theu dhëmbët gjatë rënies, por nuk pësori ndonjë tronditje dhe ndonjë lëndim tjetër të rëndë. /Telegrafi/