Përcillet në banesën e fundit polici i vrarë dje nga i biri

E publikuar: 25/07/2017 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja Metallari në Bathore ka përcjellë sot në orën 11:00 drejt banesës së fundit, Myftar Metallarin, kryefamiljarin polic që u qëllua për vdekje nga djali i tij, Miraldi.

Krimi i rëndë erdhi pas një sherri për ndërtimin e një muri betoni në banesën e tyre, mes Miraldit dhe të atit, në kohën që përgatiteshin për dasmën e vajzës së madhe të familjes ne muajin gusht.

Edhe pse në gjendje të rëndë psikologjike Miraldi është shfaqur i penduar për krimin dhe ka deklaruar shpeshherë se nuk donte ta vriste të atin.

Ndërsa pyeste vazhdimisht për gjendjen e nënës, e cila u plagos teksa tentonte të ndalte të birin, Miraldi tha se nuk mund t’ja falte vetes që kishte shkatërruar jetën e motrës.