Përballjet për xhiron nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll

E publikuar: 14/11/2018 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhiroja e nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll do të nisë të enjten me dy ndeshje që do të zhvillohen, njëra në Suharekë dhe tjetra në Pejë.

Në Suharekë do të takohen Golden Eagle Ylli-Trepça me fillim nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori”, derisa në të njëjtën orë, por në “Karagaçi” të Pejës, Borea është nikoqire e Ponte Prizrenit.

Golden Eagle Ylli në tetë ndeshje të luajtura deri më tani ka regjistruar pesë fitore e tri humbje, kurse Trepça ka bilanc prej dy fitoresh dhe gjashtë humbjesh.

Borea në tetë xhiro ka realizuar dy fitore e gjashtë humbje, derisa Ponte Prizreni në shtatë ndeshjet e luajtura ka bilanc prej katër fitoresh e tri humbjesh.

Ndërkaq, të premten është në program dueli në mes Lipjanit dhe Z Mobile Prishtinës që do të luhet në kryeqytet me fillim nga ora 19:00, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Derisa të shtunën do të zhvillohet takimi i fundit i xhiros së nëntë, ai në mes Bashkimit dhe Rahovecit duke filluar nga ora 19:00.

Rahoveci është lider i Superligës së Kosovës në basketboll me shtatë fitore të arritura në tetë xhiro, ndërkohë që Z Mobile Prishtina është në vend të dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar.