Përafërsisht kështu do të duket Kalaja e Prizrenit pas restituimit (FOTO)

E publikuar: 19/07/2017 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kalaja e Prizrenit e ndërtuar në shekullin e XI-të dhe është një atraksion për shumicën e turistëve që vijnë në Kosovë.

Ajo gjendet në pjesën më të lartë të Prizrenit, ku mund të shihet i gjithë qyteti dhe padyshim një përqindje e madhe kosovarëve kanë një fotografi nga kalaja.

Ajo është në proces restaurimi duke u mbështetur nga organizata CHëB, drejtuesi i së cilës ka publikuar edhe këtë fotografi.

Sali Shoshi ka thënë se kjo fotografi paraqet draftin e restituimit të Kalasë së Prizrenit në periudhën osmane, që është përgatitur nga Erik Follain.

“Drafti final shumë shpejt!”, ka shkruar Shoshi./Ndertimi.info