Për uljen e tensionit të lartë, ushqimet e shëndetshme që duhet t’i hani në mëngjes

10.01.2020 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Për uljen e tensionit të lartë, ushqimet e shëndetshme që duhet t’i hani në mëngjes

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Mëngjesi është një vakt tepër i rëndësishëm për uljen e tensionit.

Ky vakt përcakton mbarëvajtjen e funksioneve të organeve, mbron zemrën por edhe energjinë që i nevojitet trupit.

Nëse dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut, atëherë duhet të nisni ditën me një prej alternativave të mëposhtme, të këshilluara prej ekspertëve të AgroWeb.org.

Shumica prej tyre janë të pasura me kalium, një mineral i dobishëm për gjakun dhe shëndetin e zemrës.

Tërshëra

Tërshëra është shumë e pasur me fibër e cila ju mban të ngopur dhe ju frenon ndaj ushqyerjes së tepruar.

Nëse e mbani tërshërën në ujë gjatë natës, në mëngjes do të përfitoni sasitë maksimale të fibrës pa pasur nevojë për ëmbëlsues shtesë.

Tërshëra mund të pasurohet me fruta, arrorë, fara dhe mjaltë.

Kosi

Kosi dhe qumështi janë burime të shkëlqyera të kalçiumit, një prej mineraleve më të nevojshme për uljen e tensionit të gjakut dhe mirëmbajtjes së niveleve të tij.

Të dhënat këshillojnë konsumin e kosit të shtëpisë dhe pasurimit të tij me fruta dhe mjaltë.

Frutat

Është e vërtetë që frutat kanë sheqer që vjen në formën e fruktozës, por ato përmbajnë edhe fibër, minerale dhe vitamina.

Bananet dhe portokallet janë të rekomandueshme sepse ofrojnë kalium, një mineral që e mban zemrën të shëndetshme dhe ul tensionin e gjakut.

Farat

Farat e kungullit, farat e linit dhe ato chia ofrojnë përfitime të shumëta nëse konsumohen rregullisht.

Këto fara janë shumë të pasura me kalium, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme.

Farat mund t’i konsumoni me tërshërë, kos dhe fruta.

Barishtet e egra

Barishtet e gra si kale, spinaqi, rukola e sallata jeshile janë shumë të pasura me kalium.

Spinaqin mund ta hani në mëngjes duke e kombinuar me vezën dhe kosin ose mund ta përzieni në mikser me fruta dhe perime të tjera.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Anibar shpallë programin artistik të festivalit

Anibar shpallë programin artistik të festivalit

Osasuna e mposhtë Barcelonën midis ‘Camp Nou’ me një lojtar më pak

Osasuna e mposhtë Barcelonën midis ‘Camp Nou’ me një lojtar më pak

Pogba ka ndërruar mendjen

Pogba ka ndërruar mendjen

Agjenti i Rashicës: Leipzigu i përshtatet mirë Milotit

Agjenti i Rashicës: Leipzigu i përshtatet mirë Milotit

Rutina e mëngjesit që ndikon në rritjen e produktivitetit në punë

Rutina e mëngjesit që ndikon në rritjen e produktivitetit në punë

Disa nga rregullat për të qenë menaxher i suksesshëm

Disa nga rregullat për të qenë menaxher i suksesshëm

Formacionet zyrtare: Milan – Parma

Formacionet zyrtare: Milan – Parma

“Metallica” i ka lansuar dy këngë nga albumi dhe filmi i ardhshëm koncertal “S&M2”

“Metallica” i ka lansuar dy këngë nga albumi dhe filmi i ardhshëm koncertal “S&M2”

Juve e Lazio e kërkojnë këndelljen sonte

Juve e Lazio e kërkojnë këndelljen sonte

Inter dhe Manchester United të gatshëm të shkëmbejnë dyshen e njohur

Inter dhe Manchester United të gatshëm të shkëmbejnë dyshen e njohur

Rashica, i shtrenjtë për Leipzigun

Rashica, i shtrenjtë për Leipzigun

Apple fiton gjyqin kundër Komisionit Evropian, i shpëton 13 miliardë euro

Apple fiton gjyqin kundër Komisionit Evropian, i shpëton 13 miliardë euro

WhatsApp bie në të gjithë botën: Mijëra përdorues raportojnë probleme

WhatsApp bie në të gjithë botën: Mijëra përdorues raportojnë probleme

Vdes në moshën 59-vjeçare vajza e vogël e Nelson Mandela-s

Vdes në moshën 59-vjeçare vajza e vogël e Nelson Mandela-s

Manchester United gati për finalen e madhe, rast i artë që nuk duhet shpërdoruar

Manchester United gati për finalen e madhe, rast i artë që nuk duhet shpërdoruar

5 këshilla për ta përmirësuar etikën e punës

5 këshilla për ta përmirësuar etikën e punës