Per ” tradhtarin ” Mark Krasniqi dhe historine!

E publikuar: 29/08/2015 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eduard Frrokaj

Ne shkruajme dhe meditojme shume per historine ,kaq shume sa nuk na ka mbete kund njeri i gjalle pa e njollos ,thjeshte pa e shpalle tradhtar ,Rugoven nuk e di sa here e kemi shpalle tradhtar ,hija e Adem Jasharit na pengon, lere me te mos e shpallim Mark Krasniqin te cilin ende nuk e ka trete dheu !

Akademik Mark Krasniqin e kam njohur pas luftes se fundit i angazhuar si Kryetar i Forumit Rinor te PSHDK, fillimisht me duhet thene se i kishte te gjitha shenjat e “tradhtarit ” nuk kishte truproje,makina ,cigare Puro ,kishte nje triko ,nje gazete ,nje pale kepuce, ulej ne fund te restorantit dhe fliste hapur ,i kishte disa shenja tjera Rugoven dhe miqte nderkombetar,Kosoven dhe Shqiperine, per shumekend edhe keto shenja ” tradhtie ” !

Ai besoni e dinte se do ta shpallin tradhtar ,per kete arsye ne moshe shume te shtyre shkruante ,deshmonte ,jetonte … nuk ishte pak ne Kosoven e lire te shkruash , te deshmosh dhe te jetosh … ata qe e akuzojne ne keto caste te trishta kur trupin e tij nuk e ka trete dheu per tradhtar sepse nuk e paska sfiduar sa duhet ish Jugosllavine ne Kosoven e lire nuk kane arritur te shkruajne ,te deshmojne ndersa po ndoshta kane arritur te jetojne per aq sa ka dashur pushteti ti lejoj te jetojne !

E kam takuar kaq shpesh profesor Markun pasi vinte cdo vit per feste ne Malesi te Gjakoves dhe vetem kam ndeze cigare ,me mend ne koke nuk e kam ndjekur modelin per ti thene ” Profesor ti je me i madhi ne toke te Kosoves me beje te madh ” , ky eshte modeli qe te mos shpallin tradhtar , a e dine profesor se ata qe e ndjekin kete model cfare i kishin ba ish Jugosllavise !

” Tradhtari ” Mark Krasniqi nuk eshte se nuk e dinte per kete nofke ,nuk eshte se nuk i dinte listat qe u perpiluan pas luftes se fundit per gjueti shtrigash ndaj njerezve te afert me Rugoven ,e dinte nuk ka kurrfare zbulimi … i ka demantuar me fakte keto lista edhe ne vepra te shkruara … Mark Krasniqi ka qene ne vitin 1968,1981 ,1990 ne krye te levizjeve per Kosoven shtet ( ai nuk ishte vetem natyrisht ! ) … Ai kujtonte me mall Ernest Koliqin e merguar perjetesisht ne Rome dhe lutjen e tij qe te mos e harrojme Bashkimin Kombetar !

Ne çdo bisede politiken aktuale per dhe rreth Kosoves e shihte si kompromis te perkohshem ndersa Bashkimin Kombetar si ideal te perhershem. Nuk e di a do te realizohet endrra e tij por e di se e ka pare shpesh dhe e ka treguar perhere .

Duke i pare te gjitha keto epitete per te me vjen keq se nuk e kam pyetur ” Profesor perse nuk ulesh pak me larg ne erresire te kalkulosh ndonje tender dhe te behesh hero i qytetit pa lume ” … Me vjen keq se nuk e kam pyetur per shume gjera dhe njera nga ato mbase do te ishte se si eshte e mundur se nuk e dallon heroin dhe tradhtarin !
Te gjithe shqiptaret i more per heronj … !

Ne janar te vitit 2006 kur e takuam ne nje cep te restorantit te harruar ,me te njejten triko ,me te njejten gazete ,ishte dita kur Kosova po e varroste presidentin Rugova ndersa profesor Markut i rane dy pika lote eh Ibrahim tha me ke lane keq … e dinte thelle ne nderdije se kane me e shpalle ” tradhtar ” … Dhe a e dini perse se ne kete token tone te eger nuk lejojme heronj !

Edhe sonte befasohem se si disa nga ne kurre nuk arritem te kuptojme se me fole per Kosoven dhe Bashkimin Kombetar eshte ” tradhti ” … te cuditshem profesor jemi ,ama thjeshte duket sipas te gjitha gjasave se ke qene ” tradhtar ” sepse ke pase nje triko ,nje gazete ,nje president dhe ke pare enderr nje shtet … !!!