Për tetë muaj asnjë qytetar nga Kosova nuk ka shkuar në Siri dhe Irak

E publikuar: 29/03/2016 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni kanë vlerësuar si të kënaqshme situatën e sigurisë në vend. Këto deklarata Mustafa dhe Hyseni i dhanë pas një vizite që kryeministri ka bërë në MPB.

Mustafa dhe Hyseni kanë trajtuar gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend e me theks të veçantë kanë biseduar për terrorizmin.

Kryeministri Mustafa tha se ka një bashkëpunim të mirë të MPB-së dhe policisë së Kosovës edhe me institucionet tjera të sigurisë si dhe me vendet në rajon e që ka mundësuar që kjo Ministri të ndihmojë në sigurinë në regjion.

Mustafa duke folur për terrorizmin tha se në saje të punës që kanë bërë institucionet e sigurisë për tetë muaj nuk shënuar asnjë shkuarje e ndonjë shtetasi të Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak.

Ndërsa ministri Skënder Hyseni tha se Kosova mburret me punën që po bën në luftën kundër terrorizmit.

Kjo sipas Hysenit është bërë falë punës dhe fushatave vetëdijësuese. Ministri Hyseni ka dhënë edhe shifra për qytetarët e Kosovës që gjenden në luftëra në Lindje të Mesme. Sipas tij në këto vatra të krizës mund të jenë 70 qytetarë të Kosovës.