Për të interesuarit, një libër ka përmbledhur varrezat me panoramën më të bukur (Foto)

E publikuar: 07/12/2017 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Varrezat nuk janë vende për t’u vizituar nga turistët, por ka nga ata që i pëlqejnë t’i shikojnë.

Për të interesuarit, një libër ka përmbledhur varrezat me panoramën më të bukur.

Është blogeri i udhëtimit Loren Rhoads ai që ka publikuar librin “199 varrezat që duhet të shikoni përpara se të vdisni”, duke treguar me detaje se çfarë i bën të veçanta këto varreza.

Mes tyre është dhe varreza në Malin Koja të Japonisë, ku 10 000 fenerë ndriçojnë pyllin apo Varreza Kombëtare e Arlingtonit në ShBA, ku pemët e qershisë lulëzojnë në pranverë. /tch/