Për supremacinë e “Zajednicës” mbi republikën

E publikuar: 26/08/2015 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Izet Ibrahimi

Gjithçka si e tillë kishte filluar edhe me ‘Republika Srpska’ në Bosnjë,: nga ‘Bashkësia e Komunave Serbe të Krahinës së Bosnjës’,duke u shpallur më pas njëra pas tjetres ‘rajone autonome serbe në BH’,duke vazhduar me ‘referendumet e organizuara’ nga ‘Asambleja e Popullit Serb të Bosnjës’ që deklaron pavarësinë e rajoneve serbe të përmbledhura në ‘Republika Srpska’,si një etnitet e organizim politik të pavarur në Bosnje,duke e pamundësuar kësisoj funksionimin e Bosnjës si një Shtet normal.
Tregimi i Bosnjës fatkeqësisht po vazhdon me Kosovën përmes ‘Zajednicës’,që në Marrëveshje na paraqitet herë si Associacion,herë si Bashkësi e herë si OJQ,që në të vërtetë nuk është asnjëra prej tyre,veçse një parapërgatitje terreni për një organizim të ri politik të Serbëve në Kosovë,që është asimetrik për Kosovën,është rrënim i Republikës,veç asaj dhunim i Sakrificës për Liri e Pavarësi, Përpjekjeve të pashuara për një Shtet të barabartë për të gjithë.Është epërsi e një komuniteti të vetëm ndaj të gjitha komuniteteve tjera në Kosovë.

Kjo ‘Zajednicë’ nuk i afron ‘refuzuesit e Republikës’,veç e thellon ndarjen dhe urrejtjen.
Përsëritja e tregimit i Bosnjës me Kosovën duhet të ndërpritet,e ne duhet të jemi mëse aktivë,duke refuzuar tërësinë e saj,edhe si parim edhe si praktikë,ne do ta kundërshtojmë jetësimin e saj në secilin rast.

Shkruar nga profesor doctor :Izet Ibrahimi