Për shkak të zgjerimit të coronavirusit, BE-ja: Do t’i dërgojmë dy aeroplan për ata që duan të largohen nga Wuhani në Kinë

E publikuar: 29/01/2020 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian pas zgjerimit të coronavisurit, me kërkesë të Francës ka aktivizuar mekanizmin e përbashkët të mbrojtjes civile, me qëllim që t’ju ofrohet përkrahje konsullore qytetarëve të BE-së në Wuhan të Kinës, “foleja” e virusit të ri, kanë bërë të ditur zyrtar të BE-së në Bruksel.

Në anën tjetër Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do të dërgojë dy aeroplanë, për t’i nxjerr nga Wuhani qytetarët e vendeve të BE-së, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të BE-së, pa dallim nacionaliteti që aktualisht gjenden në rajonin e Wuhanit dhe që dëshirojnë të evakuohen, që të lajmërohen.

Shifrat fillestare flasin për rreth 250 qytetarë francezë që do të transportohen me aeroplanin e parë, dhe 100 qytetarë tjerë të vendeve të BE-së që do të presin të udhëtojnë me aeroplanin tjetër.

“Qendra jonë për koordinimin e situatave po punon pandërprerë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me vendet anëtare, delegacionet e BE-së në rajon si dhe me ambasadën kineze në Bruksel:, ka deklaruar komisioneri për kriza Janez Lenarçiq. /Telegrafi/