Për shkak të mërgimtarëve, Komuna e Suharekës ndërpret punimet në akset kryesore rrugore

E publikuar: 01/08/2019 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marr një vendim për ndërprerjen e punimeve në akset kryesore rrugore në këtë komunë.

Sipas Muharremajt, kjo ndërprerje do të zgjasë deri më datën 20 gusht, për shkak të qëndrimit të mërgimtarëve në kohën e pushimeve.

Kreu i Komunës së Suharekës thekson se ky ka qenë edhe premtim i fushatës zgjedhore.