Për sa kohë Apple ka ofruar mbështetje për modelet e ndryshme të iPhone?

E publikuar: 19/09/2017 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme një version i ri i sistemit operativ mobile të Apple u bë i disponueshëm, iOS 11, dhe do të jetë një përditësim falas në iPhone dhe iPad.

Çdo vit miliona përdorues të Apple presin me padurim që telefoni i tyre të bëhet edhe më funksionalë dhe më i shpejtë falë versioneve madhore por ka prej atyre që do të zhgënjeheshin.

Ndërsa teknologjia e iPhone dhe iPad ditëve të sotme i përket një standardi tjetër, kërkesa e softuerit gjithashtu rritet.

Si rezultat Apple detyrohet të lërë pas ca përdorues çdo vit. Këtë vit është radha e iPhone 5 dhe gjeneratës së katërt të iPad të dy të debutuar në 2012-ën.

Siç e demonstron edhe grafiku i paraqitur, jetëgjatësia e suportit është rritur ndjeshëm nga tre vite me iPhone e parë në 5 vite me iPhone 5S-në. /PCWorld Albanian