Për organizim të skemave piramidale policia ka arrestuar një të dyshuar

E publikuar: 27/01/2020 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, e mbështetur nga njësite të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, kanë kryer një bastisje në një lokal në rrugën “Bajram Bahtiri”– Prishtinë, ndërsa kanë arrestuar një person me dyshimin për organizim të skemave piramidale.

Gjate këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, 3 shtëpiza kompjuteri, 5 monitorë dhe 1 printerë si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti të kaloj në institucionet kompetente.