Për një vit, mbi 1300 raste të kontrabandës në vlerë të miliona eurove

09.01.2017 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Për një vit, mbi 1300 raste të kontrabandës në vlerë të miliona eurove

Autoritetet doganore të Kosovës, përgjatë vitit 2016 kanë evidentuar mbi 1.300 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme.

Vlera e mallit që është tentuar të hyjë si kontrabandë, përmes pikave kufitare dhe në kufirin e ashtuquajtur vija e gjelbër, sipas përfaqësuesve të Doganave të Kosovës arrin në miliona euro.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se rastet e zbuluara të kontrabandës kanë shënuar rritje, por që niveli i kontrabandës ka pasur rënie nga viti në vit, pasi që të hyrat doganore janë rritur.

“Numri i kundërvajtjeve të zbuluara nga Dogana e Kosovës gjatë vitit 2016 ka qenë mbi 1300 kundërvajtje që krahasuar me vitin 2015 është një rritje për 15 për qind. Por, kjo nuk do të thotë që kemi rritje të kontrabandës, pasi që sipas vlerësimeve tona kemi një rënie të numrit të nivelit të kontrabandës, pasi që kemi rritje të të hyrave”, thekson Stavileci.

Një numër i kompanive të ndryshme tregtare, tregon Stavileci, tentojnë të kontrabandojnë mallra për t’iu shmangur tatimeve ose përmes ndërrimit të origjinës së vendit nga vinë ato mallra.

Kontrabanda me mallra të ndryshme, sipas Stavilecit është më e pranishëm në pjesën veriore të Kosovës, por që nuk përjashtohen edhe pjesët tjera të vendit.

Produktet që kryesisht kontrabandohen, tregon Stavileci janë mallra që kanë akcizë.

“Më së shumti tentohet të bëhet kontrabandë me derivatetet e naftës, produktet e duhanit. Por, po ashtu ka edhe produkte higjienike të cilat kontrabandohen nga individë të caktuar. Gjithashtu, kemi kapur mjaft raste të kontrabandës me barna. Tek kontrabanda me barna nuk ka qenë e natyrës shmangie tatimore, por e natyrës së shmangies së licencës të cilat kërkohen nga institucionet e Kosovës e që ato kompani hezitojnë ta bëjnë”, thekson Stavileci.

Por, ndryshe nga institucionet e Kosovës të cilët thonë se niveli i kontrabandës ka shënuar rënie, përfaqësues të bizneseve në Kosovë e thonë të kundërtën.

Në bazë të hulumtimeve të bëra, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini i ka thënë Radios Evropa e Lirë se niveli i kontrabandës ka shënuar rritje.

“Raportet e ndryshme tregojnë se informaliteti në Kosovë në vitin që lëmë pas (2016) është rritur nga 33 për qind në 35 për qind. Kjo është një shifër alarmante. Mos inkasimi i të gjitha këtyre mjeteve të mallrave që kontrabandohen dëmton buxhetin e Kosovës”, thekson Shahini.

Autoritetet e Kosovës, sipas tij, janë treguar të pafuqishme në luftimin e kontrabandës. Duke mos luftuar këtë dukuri, ka thënë Shahini, në tregun e Kosovës është krijuar konkurrencë e padrejtë që po i dëmton bizneset formale.

“Për gjithë këtë, kontrabadistët nuk janë të vetëm. Janë në bashkëpunim edhe me institucionet shtetërore të Kosovës. Kohëve të fundit ne kemi parë edhe arrestimin e policëve e doganierëve dhe pronarëve të bizneseve të ndryshme. Në këtë mes, edhe konsumatorët janë viktimë”, thotë Shahini.

Përfaqësuesit e bizneseve, përveç tjerash alarmojnë se produktet të cilat hyjnë përmes rrugëve ilegale mund të jenë të rrezikshme edhe për shëndetin e konsumatorëve, pasi që si të tilla, ato nuk iu nënshtrohen asnjë procedure të kontrollit.

Qeveria e Kosovës për vite të tëra e kishte vendosur si prioritetet të politikave të saj parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë. (REL)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Anton Quni e cilëson Presidentin Thaçi me fëmiun e lazdruem që shkarravitet për me i ble allti lojnë (video)

Anton Quni e cilëson Presidentin Thaçi me fëmiun e lazdruem që shkarravitet për me i ble allti lojnë (video)

Kosova e pafat, pëson humbjen e katërt me radhë (Video)

Kosova e pafat, pëson humbjen e katërt me radhë (Video)

Juncker: Do të ketë prapë luftë në Ballkan nëse shpërbëhet BE-ja

Juncker: Do të ketë prapë luftë në Ballkan nëse shpërbëhet BE-ja

Italianët shënojnë golin e dytë në portën e Shqipërisë (VIDEO)

Italianët shënojnë golin e dytë në portën e Shqipërisë (VIDEO)

Borovci: Kush mendon se dëmtova LDK-në, ka vend në Psikiatri ose Neurologji

Borovci: Kush mendon se dëmtova LDK-në, ka vend në Psikiatri ose Neurologji

Pallaska: Është shqetësues rebelimi i presidentit Thaçi karshi aleatëve

Pallaska: Është shqetësues rebelimi i presidentit Thaçi karshi aleatëve

Akuzohet për trafik droge e plagosje, arrestohet pas dy muajsh kërkimi

Akuzohet për trafik droge e plagosje, arrestohet pas dy muajsh kërkimi

Biznesi i Ramiz Kelmendit ua rrezikoi shëndetin rreth 30 mijë qytetarëve (Dokument)

Biznesi i Ramiz Kelmendit ua rrezikoi shëndetin rreth 30 mijë qytetarëve (Dokument)

Hoxhaj: 18 vite pas bombardimeve, Kosova e angazhuar drejt rrugës euro-atlantike

Hoxhaj: 18 vite pas bombardimeve, Kosova e angazhuar drejt rrugës euro-atlantike

Kapen afro 30 kilogramë heroinë

Kapen afro 30 kilogramë heroinë

Mustafa: Projektligji për Ushtrinë do të procedohet në Kuvend brenda afatit ligjor

Mustafa: Projektligji për Ushtrinë do të procedohet në Kuvend brenda afatit ligjor

Mustafa ka bërë disa ndryshime në Qeveri me kërkesë të PDK-së

Mustafa ka bërë disa ndryshime në Qeveri me kërkesë të PDK-së

Tetë vjet burgim të akuzuarit për vjedhje

Tetë vjet burgim të akuzuarit për vjedhje

Të rinj shqiptarë dhe serbë pastrojnë qytetin e Shtërpcës

Të rinj shqiptarë dhe serbë pastrojnë qytetin e Shtërpcës

Foniqi: Qendra për Shërbimin me Qytetarë e suksesshme

Foniqi: Qendra për Shërbimin me Qytetarë e suksesshme

Serbët lëshojnë alarmin në përkujtim të 18 vjetorit të bombardimeve

Serbët lëshojnë alarmin në përkujtim të 18 vjetorit të bombardimeve