Për një shekull u ekspozua si mumia e gruas fisnike, skanimi zbuloi faktin e paparashikueshëm (Video)

E publikuar: 05/10/2017 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është mbajtur për një shekull në një muze të Rusisë, por u zbulua se mumia e vjetër rreth 2,500 vjet, nuk është ashtu siç dukej.

Skanimi ka treguar se trupi që besohej që i përkiste një gruaje të pasur nga shtresa fisnike, në fakt ishte i burri të kastruar, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kanë mbetur të hutuar, kur vërejtën amputimin e organit gjenital, ndërsa mendojnë se trupi është i një prifti që ka qenë përgjegjës për mbrojtjen e portave të pallatit të faraonit.

Zbulimi është bërë në kuadër të një projekti, për të zbuluar arsyet e vdekjes, ndonjë sëmundje të mundshme, si dhe organet që i janë hequr gjatë procesit të balsamimit.

Meqenëse shihet qartë se nuk është një fisnike, duhet të bëhen hulumtime të thella që të zbulohen arsyet e ngatërresës dhe të gjendet e vërteta.

Kjo kufomë që është gjetur në Egjipt, është dërguar në kryeqytetin rus gjatë epokës së Bolshevikëve dhe ka mbetur aty përgjithmonë. /Telegrafi/