Për një muaj në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur 147 aktakuza

E publikuar: 28/02/2019 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit shkurt 2019, janë ngritur 147 aktakuza kundër 172 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 7 aktakuza kundër personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 140 aktakuza kundër   164 të pandehurve, po ashtu ka bërë 4  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, thotë se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.