Për një muaj Kosova importoi gati 300 milionë euro mallra

24.05.2019 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Për një muaj Kosova importoi gati 300 milionë euro mallra

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhën e eksportit dhe importit për muajin prill të këtij viti, ku vlerësohet se eksporti i mallrave kishte vlerën 36.9 milionë euro, ndërsa importi 295.4 milionë euro, që është një rritje prej 44.7 për qind për eksport dhe 9.3 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Sipas ASK-së, të dhënat nga tregtia e jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.6% në muajin prill 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 258.5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 244.7 milionë euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 12.5%.

Në njoftim thuhet se, eksporti i mallrave në muajin prill 2019 kishte vlerën 36.9 milionë euro, ndërsa importi 295.4 milionë euro, që është një rritje prej 44.7% për eksport dhe 9.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 42.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 15.5% e përbëjnë prodhimet minerale, 11.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 8.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 3.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, 2.9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, 2.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import, 14.2% e përbëjnë prodhimet minerale, 12.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 12.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 11.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 8 .6% e përbëjnë mjetet e transportit, 7.4% e përbëjnë prodhimet e industrisë kimike, 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre.

Sipas të dhënave të ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 12.3 milionë euro, ose rreth 33.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 51.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë, Italia 9.6%, Gjermania 5.3%, Holanda 3.9%, Sllovenia 3.8, Britania e Madhe 2.0%.

ASK thotë se importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 156.3 milionë euro, ose 52.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 35.4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.5%), Greqia (7.8%), Italia (5.9%), Sllovenia (3.2%), etj.

“Në muajin prill 2019, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 15.6 milionë euro, ose 42.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 13.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s, janë Shqipëria 16.4%, Maqedonia 10.8%, Serbia 9.7%, Mali i Zi 4.1%. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin prill 2018, arritën në 47.7 milionë euro, ose 16.1% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej -34.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Shqipëria 8.1%, Maqedonia 7.0% dhe Serbia 0.2 %. Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8.9 milionë euro, ose 24.2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport, vlen të përmenden India 13.6% Zvicra 6.8%”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e tjera të botës arritën në 91.4 milionë euro, ose 30.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 12.7% dhe Kina 7.7%.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit