Për një muaj 167 aktakuza kundër 202 personave

E publikuar: 02/09/2019 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit gusht ka ngritur 167 aktakuza, kundër 202 personave për raste të ndryshme penale.

Gjithashtu, gjatë muajit gusht, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar 42 persona të dyshuar dhe ka 18 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 personave për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK),transmeton Klankosova.

Nga kjo Prokurori thonë se mbeten të përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.