Për magji të zezë, 16 luanë mbytën mizorisht për t’ju marrë dhëmbët dhe putrat, që t’i shesin në tregun e zi

E publikuar: 04/01/2020 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjuetarët pa leje kanë mbytur mizorisht një grup prej 16 luanëve, në një mbyllje kafshësh në Rustenburg të Afrikës së Jugut.

Prej trupave të këtyre kafshëve të egra, janë marrë dhëmbët dhe putrat, të cilat mund të shiten shtrenjtë në tregun e zi, transmeton Telegrafi.

Këto pjesë të kafshëve, vlohen në ujë dhe përdoren më parë në atë që besohet se shëron magjinë e zezë dhe ka efekte tjera të mira.

Mirëmbajtësi i kafshëve, ka mbetur i habitur në mëngjes, kur nuk dëgjoi asnjë hungërimë të luanëve dhe kur doli të kërkonte gjeti grupin që ishin mbytur.

Në mesin e tyre janë dy luanë dhe gjashtë luanesha të rritura ndërsa pjesa tjetër janë të vegjlit e tyre, që ende janë të rinj. Luanët janë mbytur me mish pule të prishur, që është një mbytje shumë e dhunshme.

Gjithsej nga trupat, janë marrë 32 putra dhe tetë nofulla, pasi mendohet se kryerësit nuk kanë pasur kohë dhe nuk mund të përfitonin më shumë. /Telegrafi/