Për kryebashkiakun Leli, Vlora zgjon interesin e vizitorëve edhe si kantier ndërtimi! (VIDEO)

E publikuar: 08/05/2016 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qyteti i Vlorës është kthyer në një kantier ndërtimi dhe sezoni turistik i këtij viti pritet të paraqesë mjaft vështirësi.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli në një intervistë për “Zërin e Amerikës” thotë se pavarësisht gjithë problemeve të infrastrukturës Vlora do të zgjojë interesin e vizitorëve.

“Vlorën mund ta vizitojnë jo vetëm kur është në ditët e saj të zakonshme, por edhe kur është duke ndryshuar, sepse të shijosh ndryshimin nuk është gjë e vogël dhe të thuash pas ca vitesh, kur të gjitha këto objekte të rëndësisë së veçantë të kenë mbaruar, çdokush do të përmendë me krenari: Unë isha në ditët që Vlora po ndryshonte” tha ai.

Leli ka folur edhe për disa nga projektet që po zbatohen dhe rolin që ato do të luajnë në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.