Për koalicionin AAK-PSD vendoset pas mbledhjeve të dy partive

E publikuar: 19/08/2019 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është paralajmëruar një koalicion i mundshëm parazgjedhor ndëjemet Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialedemokrate.

Kjo e fundit do ta mbledhë kryesinë në ora 12:00, ndërsa AAK do të mblidhen në ora 15:00, njofton Klan Kosova.

Në mbledhjet e ndara të të dyja partive do të vendoset për të ardhmen e përbashkët politike ndërmjet tyre ose jo.

“Kemi sot mbledhje të Këshillit ku do t’i diskutojmë të gjitha. Kemi përafrim të qëndrimeve me AAK sa i përket politikave që ne kërkojmë, kushtet që kemi vendos dhe për bashkëpjesëmarrjen në listë. Varësisht nga mbledhjet e këshillit do të merret vendimit”, ka thënë Shpend Ahmeti për media pas takimit që kishte me Isa Mustafën.