Për këta 20 persona u tha se u dënuan me vdekje pa pasur faj

E publikuar: 06/07/2019 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shumë raste persona të ndryshëm ishin dënuar me vdekje por pa pasur asnjë faj.

Në lidhje me pafajësinë e tyre ishte vërtetuar vite e vite pas ekzekutimit, pasi që ata kishin shprehur për presionin e marrë për të deklaruar kundër.

Albinfo.ch jus jell 20 personat për të cilat është raportuar se janë dënuar me vdekje ndërsa kanë qenë të pafajshëm.

20 rastet më të famshme, po i nisim me Troy Davis, rasti i të cilit u përfol për vrasjen e një të bardhi, ndërsa vetë Davis ishte afro-amerikan. Dëshmitarët e rastit disa vite më vonë kishin treguar se ai nuk kishte qenë i involvuar në vrasje por, policia u kishte bërë presion të dëshmonin kundër tij.

14 vjeçari George Stinney Junior, ka qenë personi më i ri në moshë i cili ishte dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte dërguar në karrige elektrike ndërsa 70 vite më pas i njëjti ishte shpallur i pafajshëm për veprën që kishte kryer.

36 vjeçari Cameron Willingham ishte ekzekutuar me anë të një ineksioni vdekjeprurës ndërsa për të dënuar të njëjtin gjykata ishte bazuar në disa problem të cilat ai i kishte kryer më herët.

Në moshën 43 vjeçare, Jesse Tafero u ekzekutua në karrige elektrike, nga ku ishte raportuar se karriga ku ishte ekzekutuar kishte pasur probleme dhe koka e tij kishte marrë flakë.

Shoku i tij që kishte dëshmuar kundër Taferos, kishte pranuar më vonë se kishte gënjyer.

Një dënim me vdekje ishte edhe i Ellis Ëayne Felker, për të cilin thuhet se ai u dënua gabimisht pasi në rrobat e një viktime ishte gjetur një qime flokësh e tij.

Carlos DeLuna ishte akuzuar për vrasje në moshën 27 vjeçare. Ai ishte dënuar me ekzekutim me injekson vdekjeprurës. Ngjashmëria që kishte me fajtorin e vërtetë ishte gabimi që ishte bërë në këtë rast.

Mungesa e fondeve të prokurorisë për të hetuar rastin e vërtetë të Odell Barnes ishte edhe një rast tjetër ku ky i fundit ishte dënuar me vdekje.

Edhe pse kishte pasur probleme dhe vështirësi në të ecur, John Ray Conner u dënua me vdekje për një vrasje pasi që disa dëshmitare kishin dëshmuar se e kishin parë duke vrapuar.

Një rast tjetër është ai i Larry Griffin, i njëjti ishte dënuar pasi që dëshmitarët kishin thënë se ai kishte qëlluar me armë nga makina e vite më vonë i njëjti dëshmitar kishte treguar se ishte vetë ai që kishte kryer vrasjen.

E ekzekutuar për vrasje ishte edhe një grua, Lena Blaker, e njëjta ishte dënuar për vrasjen e shefit të saj, porn ë këtë rast, shefi e kishte kërcënuar Lenën dhe kjo e fundit në vetëmbrojtje e kishte qëlluar.

Edhe pse prova të mjaftueshme kishte për pafajësinë e tij, i ekzekutuar me injekson vdekjeprurës ishte edhe Gary Graham.

Në moshën 20 vjeçare ishte ekzekutuar me plumb në kokë Nie Shubin. Ai akuzohej për vrasje dhe përdhunim ndërsa 21 vite më vonë ishte zbuluar se i njëjti kishte qenë i pafajshëm.

Dëshmitë e marra nën presion kishin bërë që Reginald Blanton të ekzekutohej për shkak se u shpall fajtor për grabitje dhe vrasje an ipse nuk kishte prova për këto krime.

Me plumb në kokë ishte ekzekutuar Teng Xingshan, i cili ishte akuzuar për vrasjen e një gruaje e cila më vonë doli se ishte rrëmbyer.

Derek Bentley, ishte një person me probleme të vonuar mendor por ishte ekzekutuar për një krim të cilin e kishte kryer shoku i tij.

Policia kishte paguar dy dëshmitarë që të dëshmonin kundër David Spanc. Ai ishte ekzekutuar me injekson vdekjeprurës ndërsa dëshmitarët kishin deklaruar se kishin gënjyer pasi që ishin paguar nga policia.

Thomas Griffin dhe Meeks Griffin ishin dy vëllezërit me ngjyrë të cilët u dënuan me vdekje për një krim që kishte ardhur nga një i akuzuar i tretë. Vetëm disa vite më vonë, I dyshuari kryesor kishte treguar se i kishte akuzuar dy vëllezërit pasi mendonte se do të liroheshin nëse do ta paguanin gjobën për krimin.

Një rast tjetër është ai i Leo Jones i cili ishte torturuar që ta pranonte një krim të cilin as nuk e kishte kryer.

Chiang Kuo-Ching ishte akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 5 vjeçareje. Ai ishte torturuar që ta pranonte krimin por 13 vite më vonë ishte kuptuar se ishte dikush tjetër që kishte kryer krimin dhe i njëjti ishte dënuar me vetëm 18 vite burg.

Dhe i fundit në këtë listë është Ruben Kantu ku një dëshmitar e kishte akuzuar për vrasje ndërsa më pas i njëjti dëshmitar kishte treguar se ka gënjyer pasi ishte detyruar nga policia