Për inaugurimin e Thaçit president u shpenzuan 82 mijë euro

E publikuar: 26/05/2016 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U bë President i Republikës së Kosovës përmes një ceremonie solemne dhe të kushtueshme, e cila u organizua për herë të parë tek ne.

Presidenti i ri, Hashim Thaçi, e mori mandatin nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, por me ceremoninë e inaugurimit prodhoi mjaft debat brenda vendit.

Ndonëse ishte një ceremoni e pa parë në Kosovë ceremoni, kishte analistë që e kishin quajtur atë edhe antikushtetuese. Kurse, për organizimin e saj, deputetë të opozitës patën thënë se u shpenzuan 1 milion euro, gjë që ishte mohuar nga ekipi i Presidentit Thaçi.

Pas kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, Telegrafi e ka siguruar edhe pasqyrën e shpenzimeve të tërësishme për inaugurimin e Thaçit presidentit.

Ceremonia e inaugurimit të Thaçit president, sipas raporteve të shpenzimeve, kushtoi 82 mijw e 327 euro, vlerë kjo e cila po mbulohet prej tri institucioneve së bashku, përkatësisht prej Zyrës së Presidencës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Presidenca do të paguaj 37 mijë e 456 euro e 82 centë kurse rreth 45 mijë euro do të mbulohen nga Zyra e kryeministrit dhe MPJ-ja, shkruan Telegrafi.

Këto shpenzime që ende nuk janë paguar tërësisht, u bënë kryesisht për shërbime hoteliere, akomodim të mysafirëve, dreka zyrtare dhe pije, shpenzime për filharmoninë, shpenzime për logjistikën, për skenën dhe dekorimin e saj, pastaj për zërimin dhe shërbimet e tjera rreth manifestimit, si dhe për dekorimin e qytetit me flamuj dhe billboarde.

Kur ishin mohuar deklaratat e deputetëve të opozitës, se ceremonia e inaugurimit të Thaçit kishte kushtuar 1 milion euro, nga kabineti i Thaçit ishte thënë që shpenzimet e tërësishme nuk arrijnë as 100 mijë euro.

SHpenzimet_e_Thaçit