Për heroin Ilaz Kodra në 20 vjetorin e rënies, Veseli bën homazhe

E publikuar: 30/04/2020 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në fshatrat Vërbocv dhe Shtuticë të Drenasit për nder të 20 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Ilaz Kodra.

Po ashtu, pas kësaj ai vizitoi edhe sheshin e qytetit, ku vendosi lule pranë lapidarit të heroit në fjalë.

Aty ka folur edhe vajza e heroit, Krenare Kodra, e cila deklaroi se është shumë krenare që babai i saj ka kontribuar në luftën e fundit në Kosovë, kohë në të cilën ajo ende ndodhej në barkun e nënës.

Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar që Veseli do ta vizitojë edhe Parkun e Biznesit në Drenas dhe gjithashtu vizitë ambasadorit nga Shqipëria, Qemal Minxhozi.