Për herë të parë transplanti i plotë i kokës, 36 orë operacion

E publikuar: 09/04/2015 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 30 vjeçarë rus është treguar i gatshëm që të jetë ai njeriu i parë në botë që ti bëhet transplant i plotë i kokës. Ky operacion i cili mendohet se do të zgjasë 36 orë, do të kryhet nga Dr Sergio Canavero, ku do të marin pjesë edhe 150 mjekë dhe infermierë.

30 vjeçari, i cili ka pësuar djegie të shkallës së rëndë në fytyrë, mendon se kjo është mundësia e artë për të , ndaj dhe është treguar menjëherë i gatshëm, duke theksuar se do ta kryej operacionin edhe nëse ai nuk do të rezultojë i suksesshëm dhe do të sjellë humjen e jetës së tij.
Por, mjekë, kolegë të Dr Sergio Canavero, shprehen skeptikë rrth këtij operacioni duke u shprehur se rrezikshmëria e tij është shumë e madhe dhe se nuk do tja sugjeronin askujt që ta kryente.

“Nuk do të lejoja kurrë të më aplikohej një gjë e tillë , duke qenë se ka gjëra edhe më të këqija se vdekja që mund të rrjedhin pastaj”, ka thënë Hunt Batjer, Drejtori i Asociacionit Amerikan për Operime Neurologjike për The Independent.
Probleme më i madh është lidhja e kokës së një trupi tjetër me trupin e një pacioenti tjetër pasi këtu përfshihet korda spinale, vena kryesore që e furnizon trurin me gjak etj çka mund të çojnë deri tek një çmenduri e tmerrshme.

Një tjetër mjek, thotë se një rrezik tjetër janë përbërësit kimikë, pasi transplanti mund të refuzohet në atë mënyrë saqë edhe nëse shpëton, pacienti do të zgjohej i çmendur. Ndërsa, Dr Canaveros, e ka quajtur Canavero të çmëndur që po bën një gjë të tillë.

Një transplantim i tillë ishte bërë në një majmun para 45 viteve. Majmuni pati jetuar vetëm 8 ditë pas operacionit, sepse korda spinale dhe pjesë të tjera nuk ishin lidhur mirë, duke ia bërë të pamundur majmunit frymëmarrjen dhe lëvizjen e trupit.