Për herë të parë në listën e 10 emrave më të njohur të fëmijëve në SHBA, futet emri Muhamed

E publikuar: 07/12/2019 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë, Muhammad është një nga 10 emrat më të njohur të fëmijëve për djem në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga faqja e internetit BabyCenter.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, emri Muhammad renditet në vendin e 10-të, me një “ngjitje” për katër vende nga viti i kaluar.

Gjithashtu bëhet e ditur se emri është ngjitur në mënyrë të qëndrueshme në renditjen e BabyCenter-it ndër vite dhe hyri për herë të parë në 100 vendet e para në vitin 2013.

“Familjet myslimane shpesh zgjedhin Muhammad për djemtë e parëlindur për të nderuar profetin dhe për t’i sjellë bekimet fëmijës”, ka thënë Linda Murray, kryeredaktore globale e BabyCenter-it, në një njoftim. “Emri gjithashtu ka shqiptime të shumta, dhe kjo ndihmon një emër të futet në top 10”.

Siç bëhet e ditur tutje në një shkrim të CNN, Liam ishte emri më i njohur për djemtë, duke “e nxjerrë nga vendi i parë” Jackson, i cili kishte kaluar gjashtë vjet rresht në krye të listës.

Ndërsa sa i përket emrave për vajza, Sophia mbeti numër 1, duke shënuar një dekadë si “zgjedhja më e mirë”.

BabyCenter thotë se të dhënat e saj vijnë nga pothuajse 600,000 prindër që kanë ndarë emrin e foshnjës së tyre me organizatën në vitin 2019.

Në renditjen e saj gjithashtu kombinohen emra që tingëllojnë njësoj, por kanë shqiptime të shumta (si Mohammad dhe Muhammad).

Por çfarë bie në sy gjithashtu, po sipas këtyre të dhënave, emrat me origjinë arabe janë në rritje, sipas BabyCenter. Ndërsa Muhamed hyri në top 10 për djemtë, Aaliyah u fut në top 10 për vajzat. /Telegrafi/

Këta janë 10 emrat kryesorë të fëmijëve për djem dhe vajza këtë vit, sipas renditjes së BabyCenter.

Emrat më të njohur për djem

1) Liam

2) Jackson

3) Noah

4) Aiden

5) Grayson

6) Caden

7) Lucas

8) Elijah

9) Oliver

10) Muhammad

Emrat më të njohur për vajzat

1) Sophia

2) Olivia

3) Emma

4) Ava

5) Aria

6) Isabella

7) Amelia

8) Mia

9) Riley

10) Aaliyah