Për herë të parë në histori autoritetet Amerikane vendosin sanksione ndaj adresave Bitcoin

E publikuar: 02/12/2018 06:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti Amerikan i Thesarit zbuloi ditën e sotme emrat e dy individëve që fshihen pas sulmit me ransomware SamSam me të cilin u vodhën 6 milionë dollarë në bitcoin në Gusht.


Emrat e tyre janë Ali Khorashadizadeh dhe Mohammad Ghorbaniyan. Nga dita e sotme çdo individ Amerikan apo biznes e ka të ndaluar të bëjë biznes me këta d individë edhe nëse ata udhëtojnë jashtë Iranit.

Që nga rikthimi i sanksioneve ndaj Iranit nga Presidenti Trump, Amerikanët e kanë të ndaluar çdo lloj biznesi me qytetarët e këtij vendi por këto individë kanë fituar një vend në listën e individë specifikë të Thesarit Amerikan.


Edhe sikur sanksionet Amerikane të hiqen një ditë, këta e kanë të ndaluar të bëjnë biznes në SHBA.

Për herë të parë Thesari gjithashtu publikoi adresat e tyre të Bitcoin: 149w62rY42aZBox8fGcmqNsXUzSStKeq8C dhe 1AjZPMsnmpdK2Rv9KQNfMurTXinscVro9V.

Adresat në fjalë që nga 2013-ta janë përdorur mëse 7,000 herë.

Mos dërgoni e as pranoni Bitcoin nga këto adresa

Sanksionet aplikohen edhe në monedhë dixhitale por edhe para tradicionale. Qytetarët Amerikanë u paralajmëruan të mos dërgojnë asnjë monedhë e as të pranojnë nga këto adresa të cilat kontrollohen nga Ali Khorashadizadeh dhe Mohammad Ghorbaniyan.

Thesari shprehu shqetësim për bursat Amerikane dhe personat që do të vijojnë transaksionet me këto individë kur sanksionet të hyjnë në fuqi.

Ata thonë se do të reagojnë agresivisht ndaj kujtdo që shet dollarë Amerikanë në këmbim të çfarëdo lloj gjëje.

Thesari tha se disa bursave Amerikane ishin përdorur nga dy personat në fjalë por nuk dha emrat e tyre.

Shumë dihet rreth tyre me përjashtim të historikut të transaksioneve. Fakti që ata kanë përdorur adresat prej disa vitesh do të thotë se kanë këmbyer bitcoin kohë përpara se ransomware të dilte live.

Zakonisht kanë këmbyer bitcoin në monedhën Iraniane të quajtur Rial.

Aktiviteti i ransomware ka rënë ndjeshëm muajt e fundit edhe si rezultat i zhvillimit të antiviruseve për të kapur këto metoda.

Raporti i Thesarit Amerikan thotë se të paktën 6,000 bitcoin janë këmbyer që nga 2013-ta prej tyre.

Në Gusht publikimi Wired UK tha se krijuesit e SamSam fitojnë të paktën 300,000 dollarë në muaj dhe askush nuk i njeh. Sophos thotë se 6 milion dollarë ka grumbulluar ky ransomware.

Sipas Wired UK SamSam nuk kishte ndonjë mekanizëm të sofistikuar dhe menaxhohej manualisht ndryshe nga ransomware WannyCry i cili infektoi qindra institucione në mbarë botën. /PCWorld Albanian