Për herë të parë në Gjilan, zhvillohet aktiviteti sportiv “Kids Athletics” në kuadër të “Java Europiane e Sportit”

E publikuar: 27/09/2019 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka hapur “Java Evropinë e Sportit – be active”, që zë vend në javën e fundit të muajit shtator e që ka për qëllim mbledhjen e përfaqësuesve dhe dashamirët e sportit.

Java evropiane e sportit  “Be active”  ka karekter zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive, por jo garuese. Aktiviteti i llojit të tillë u zhvillua sot për herë të parë në Gjilan, ku mblodhi nxënësit e klasave të pesta me qëllim të argëtimit të tyre përmes  lojrave të ndryshme që u zhvilluan në stadiumin ndihmës.

Koordinatori i Departamentit të Sportit në kuadër të MKRS, Daut Thaqi, tha se Kosova tashmë është pjesë e mekanizmave të ndryshme europiane siç është edhe organizimi I “Java Evropinë e Sportit – be active”, ku për herë të dytë Kosova po merr pjesë si organizatore me të drejta të barabarta me Komisionin Evropian.

“Gjithsesi madhështia e “Java Evropinë e Sportit – be active”, nuk do të kishte krenarinë e saj pa përfshirjen e mbretëreshës së saj që në gjuhën e sportit njihet si Atletika, andaj i përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar që ky aktivitet të jetë pjesë e saj dhe të jap kontributin e saj që popullariteti dhe aktiviteti i kësaj jave të ndjehet edhe tek të gjithë fëmijët e të gjitha grupmoshave”, u shpreh Thaqi.

Kurse u.d. drejtoresha e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Gjilan, Deniza Limani, e ka falënderuar Ministrinë e Kultrës Rinisë dhe Sportit (MKRS) për këtë organizim, derisa ka falënderuar edhe të gjithë pjesmarrësit në aktivitetin fizik në kuadër të javës evropiane të sportit

“Jemi sot këtu bashkë për gjatë dy orëve sa do të zgjas ky aktivitet. Është një aktivitet që është menduar vetëm për ju, jo në cilësinë e garuesve por të bashkëpjesmarrësve me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve fizike përmes lojrave të ndryshme për të qenë sa më aktiv të ketë disiplinë, respekt, socializim me njeri tjetrin”, theksoi Limani.

Programi i atletikës për fëmijë është realizuar edhe nëpër vende të ndryshme të botës e që njihet si “Kids Athletics”

Ndryshe “Java Evropinë e Sportit – be active” monitorohet dhe mbështetet nga Komisioni Evropian.