Për herë të parë krah njëri-tjetrin Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq!

E publikuar: 24/02/2020 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe homologia e tij serbe janë parë për herë të parë ulur krah njëri-tjetrin, në Londër.

Në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që po mbahet në Londër, po merr pjesë edhe kryeministri Kurti.

Gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah, ka publikuar një fotografi të Kurtit me Bërnabiqin.

“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq. Do të jetë interesant të dëgjohet  cfarë po ndodhë prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH’it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah.