Për Federer, 2019 mund të jetë viti i fundit i karrierës

E publikuar: 31/12/2018 02:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Viti 2019 mund të jetë sezoni i fundit në fushat e tenisit për Roger Federer.

Gjatë një interviste për televizionin publik zviceran, SRF, zvicerani ka lënë të kuptohet se “mund ta varë raketën në gozhdë”.

Roger Federer (Foto: Matthew Stockman/Getty Images/Guliver)

Ai ka deklaruar se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë në fushat e tenisit në vitin 2020, transmeton Top Channel.

37-vjeçari, i cili konsiderohet si tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, theksoi se tani është i fokusuar te aktivitetet e vitit 2019 dhe më pas do të flasë me stafin e tij për atë çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Roger Federer (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Roger Federer mban rekordin në tenisin e meshkujve me 20 trofe Grand Slam të fituar.

Ndërkohë, ai në total ka fituar 99 tituj dhe tani është në kërkim të trofeut të tij të 100-të.

Edhe në aspektin financiar Federer ka fitime të mëdha, pasi deri tani ai ka mundur të përfitojë 120.5 milionë dollarë (105.35 milionë euro).