Për dy vjet, 280 të vdekur në aksidente trafiku në Kosovë

E publikuar: 01/04/2019 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk respektohen rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet pasi në shumë vende në Kosovë mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, përcjellë Klan Kosova.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me numrin e lartë të aksidenteve të trafikut me fatalitet ku vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 20 persona, derisa nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018.

Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë alarmojnë dhe paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme, andaj apelon te të gjithë qytetarët të kenë shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, pasi automjeti është armë vrasëse që merr viktima të pafajshme.