Për dy vite vrapoi 25 mijë kilometra, deshi ta imitoj karakterin fiktiv nga filmi “Forrest Gump” (Foto)

E publikuar: 23/03/2018 08:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë nga Britania e Madhe është shumë afër të bëhet personi i parë në botë, që ka arritur të vrapoj shtegun që e kishte vrapuar Forrest Gump në filmin e aktorit të famshëm Tom Hanks, prodhim i vitit 1994.

Rob Pope, 39-vjeç, nga Liverpooli, ishte nisur nga Mobile, Alabama në shtator të vitit 2016 sikurse karakteri fiktiv i filmit, dhe prej atëherë nuk është ndalur duke vrapuar, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj kohe ai ka arritur t’i vrapojë plot 25 mijë kilometra, duke përshkruar nga bregu perëndimor në atë lindor dhe anasjelltas.

Pope gjatë një dite kishte vrapuar mesatarisht 65 kilometra, duke u ballafaquar me kushte ekstreme të motit, nga temperaturat shumë të larta deri te ato shumë të ulëta.

Por edhe pse kishte pësuar lëndime të lehta trupore, Rob ka arritur të vrapojë 25 mijë kilometra për 409 ditë, duke shijuar në maksimum peizazhet e shfaqura në filmin e Hanks. /Telegrafi/