Për ditën e parë të kopshtit, veshi fustanin që ishte përdorur nga 19 trashëgimtare (Foto)

E publikuar: 18/09/2017 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Caroline Hirt nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, ka qenë shumë e lumtur që në ditën e parë të kopshtit, ka veshur fustanin që i përkiste stërgjyshes së saj.

Martha Esch ka pasur këtë veshje, kur ka shkuar në ditën e parë në kopsht më 1950, ndërsa të njëjtin fustan ia ka veshur edhe të bijës, transmeton Telegrafi.

Krenare me fustanin e vjetër

Ajo e ka përcjellë te mbesa shumë vite më vonë, që e ka bërë si traditë për ta bartur në tri gjeneratat e reja që pasuan.

Martha që e veshi e para

Për shtatë dekada, kjo rrobë verore është veshur nga 19 trashëgimtare, në shtatë shtete të ndryshme.

Të njëjtin fustan e kishte veshur edhe nëna saj

“E kemi një traditë të krijuar spontanisht, që na është bërë shumë e vlefshme. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë për veprim të njëjtë”, ka thënë nëna e Hirt lidhur me rastin.

Kushërira që e veshi para disa viteve

Fustanin që e konsiderojnë edhe si fatsjellës, ata do t’ia veshin edhe tri vajzave që janë nën katër vjet dhe fillojnë kopshtin viteve që vijnë. /Telegrafi/