Për çka ndodhi vrasja e dyfishtë në Deçan? (VIDEO)

E publikuar: 26/08/2016 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I arratisuri, Durim Lushaj, që dyshohej për vrasjen e dyfishtë në Shaptej të Deçanit është arrestuar. Policia e gjeti dhe e arrestoi tek disa familjarë të largët të tij, ku ishte strehuar.

Ndërkohë, viktimat Burim e Ragip Ramaj u varrosën në varrezat e fshatit ku ndodhi vrasja.

Për këtë vrasje të dyfishtë, u bë shkak një minibus, kurse familjarët e të ndjerëve thonë se me Lushajt kishin pasur probleme edhe më herët.

Tafë Ramaj thotë se qysh para dy vitesh kishte denoncuar në polici disa herë familjen Lushaj. Sipas tij, Policia e Deçanit nuk ndërmori asnjëherë asgjë.

Në policinë e Deçanit e konfirmojnë se Lushajt e Shaptejit kanë qenë të njohur për ta.