Për buzë të plota pa ndihmën e kirurgjisë

E publikuar: 19/04/2015 02:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Buzët e jastëkta të Kylie Jenner, shkaktuan një stuhi në rrjetet sociale. Por pavarësisht diskutimeve nëse ato janë të vërteta apo false, ajo që shumë femra duan të dinë, është se si mund t’i kenë buzë të tillë pa ndihmën e kirurgjisë.

Furnizoni arsenalin e grimit më një vijëzues buzësh në ngjyrë rozë natyrale që përshtatet me ngjyrën e buzëve tuaja, ose një nuancë më të errët.

Mbulojini buzët me një shtresë të hollë korrektori ose pudre për të patur një bazë neutrale dhe për të parandaluar depozitimin e buzëkuqit në vijat e buzëve.

Në vend që të konturoni të gjithë vijën e buzëve (që mund t’ju bëjë të dukeni si kloun), provoni të vijëzoni me laps vetëm harkun në buzën e sipërme dhe pjesën e mesit të buzës së poshtme. Më pas vazhdoni me mbushjen me buzëkuq duke dalë shumë pak nga konturi. Theksojmë “shumë pak”.

Aplikoni ngjyrën e dëshiruar të një buzëkuqi kremoz ndoshta me pak shkëlqim, shkruan Anbel. Mundohuni të shmangni shkëlqyesit e buzëve pasi shkaktojnë lëvizje të pigmentit.