Për akuzat ndaj Rexhep Selimit, disa fjalë i ka edhe Milaim Zeka

E publikuar: 01/03/2016 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Milaim Zeka, në llogarinë e tij në facebook ka reaguar pas deklaratave të Ramiz Ladrovcit dhe Rexhep Selimit.

Zeka ka shkruar se Rexhep Selimit dhe te Ramiz Lladrovcit, tani me janë lëshuar në akuza të rënda, që do të ishte e mjaftueshme të merrej me to edhe Gjykata Speciale.

“Eshte akuze e rende ajo qe Rexhep Selimi e leshoi diten e 26 shkurtit kunder Hashim Thacit, ne Parlamentin e Kosoves. Vetem nga inati i madh, ai shkoi pertej njerezores, dhe deshi ta perdorte edhe voten e Adem Jasharit, e dikush te Ibrahim Rugoves, vetem qe Thaci te mos votohej per president”, ka shkruar Zeka.

Ja postimi i tij i plotë:

Kur inatet leshohen ne akuza
Inatet e Rexhep Selimit dhe te Ramiz Lladrovcit, tani me jane leshuar ne akuza te renda, qe do te ishte e mjaftueshme te merrej me to edhe Gjykata Speciale.
Eshte akuze e rende ajo qe Rexhep Selimi e leshoi diten e 26 shkurtit kunder Hashim Thacit, ne Parlamentin e Kosoves. Vetem nga inati i madh, ai shkoi pertej njerezores, dhe deshi ta perdorte edhe voten e Adem Jasharit, e dikush te Ibrahim Rugoves, vetem qe Thaci te mos votohej per president.
Keto inate primitive, i kane shoqeruar keta njerez edhe gjate luftes, edhe pas luftes, po i shoqerojne edhe sot, besa edhe neser. Vetem nga inati, Rexhep Selimi dhe te tjeret e opozites, u bane bashke edhe me kopilet e Sllobes, vetem per te rrexuar Thacin. Tek e shihja Jakup Krasniqin duke mbajtur fjalim perpara disave qe e degjonin poshte, thosha me vete: A eshte e mundur?! Njesoj vlene edhe per te tjeret.
Rexhep Selimi eshte akuzuar pa te drejte per shume gjera te luftes, prandaj mu per kete, ai nuk eshte dashur te shprushe nje plage te vjeter, dhe eshte dashur ta dije, qe per momentin, asnje lider nuk ka qene me i mire se sa Thaci, kuptohet duke perjashtuar veten time ne kete rast.
Po edhe Ramizi ka reaguar nga inati. Besoj qe nuk eshte ne rregull qe po keqperdoren kaqe shume emrat e te vdekurve, per me ju ba qare te gjalleve te vdekur. Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova duhet te lihen te qete ne ate bote. Ata nuk duhet te perdoren per poena politik.
Kosova ka nevoje me i qu proceset per para, po pa inate, edhe pa i perdorur te vdekurit per te keq…