Për 72 orë, 89 aktakuza kundër 106 personave

E publikuar: 29/07/2019 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria e shtetit për 72 orë ka ngritur 89 aktakuza kundër 106 personave, si dhe ka ndaluar 32 të dyshuar dhe 13 kërkesa për paraburgim ndaj 17 të dyshuarve.

Këtë e ka bërë të ditur prokurori i shtetit në njoftimin dërguar mediave. Prishtinë, 29 korrik 2019 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, si dhejanë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dhjetë (10) personave.

Prishtinë, 27 korrik 2019 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetenëntë (89) aktakuza, kundër njëqindegjashtë (106) personave. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar, si dhe është sekuestruar një (1) automjet, me dyshimin se një (1) person është përfshirë në veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Prishtinë, 28 korrik 2019 – Prokurori i Shtetit ju njofton se, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.