Për 60 minuta me një lojtar më tepër, por Napoli “ngec” ndaj Genoas

E publikuar: 07/04/2019 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas humbjes ndaj Empolit, Napoli mori një tjetër rezultat negativ, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi, ndaj Genoas.

Të besuarit e Ancelottit luajtën përreth 65 minuta me një lojtar më shumë, pasi Sturaro la Genoan me 10 futbollistë, por sërish kjo nuk ndihmoi që napolitanët të merrnin fitoren.

Dries Mertens shënoi fillimisht për Napolin në minutën e 34-t, ndërsa në shtesën e pjesës së parë ishte fantazisti Lazoviç, që riktheu baraspeshën.

Deri në fund Ancelotti provoi edhe kartën Insigne, por nuk shkoi te fitorja, ndërsa lojtarët në fushë duket se e kishin mendjen te sfida e të enjtes përballë Arsenalit.

/Top Channel/