Për 6 orë 200 mijë aplikime për tërheqje të 10 % nga Trusti

E publikuar: 11/12/2020 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se për rreth 6 orë 200 mijë persona kanë aplikuar për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka njoftuar se adresa e re për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti është e sigurt, teksa ka paralajmëruar se për afër 5 orë , kanë aplikuar 200 mijë qytetarë.

Njoftimi është bërë përmes një komunikate të lëshuar nga Fondi, teksa kanë njoftuar për hapjen e një uebfaqeje të re, në mënyrë të përshpejtimit të aplikimit.