Për 5 ditë 505 raste të reja me koronavirus, vetëm 27 të shëruar

E publikuar: 19/06/2020 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë numri i rasteve me koronavirus është rritur dukshëm gjatë javës së fundit, shkruan infosot.

Nga e hënë deri sonte (e premte) Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar gjithsej 505 raste pozitive me COVID-19.

Për këto pesë ditë, nga të infektuarit janë shëruar vetëm 27 persona.

Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthimin e masave për kufizimin e lirisë së lëvizjes.