Për 24 orë ngriten aktakuza ndaj 132 persona

E publikuar: 23/10/2019 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore të Kosovës janë ngritur 113 aktakuza kundër 132 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 20 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit njofton se me rastin e ndalimit të katër personave për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar:

– Pesë vetura luksoze;

– 37,300.00 euro para kesh;

– 320 franga zvicerane;

– 12 telefona mobil;

– 19fishekë të kalibrit 7.62 mm.;

– Numër i madh i dokumenteve të ndryshme si: kontrata te ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete).

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar masë drusore e llojit breu, gjithsej 34 trupa të dimensioneve të ndryshme.